Menu

Nëse vuani nga këputjet e flokëve, sigurohuni që t’i bëni këto 8 hapa për t’i ndihmuar këto fije tuaja të shërohen.

Lyerja e flokeve dhe aplikimi i nxehtesise per ta stiluar atë janë dicka që të gjithë e bëjmë për të patur nje pamje më tërheqese, por këto dy gjëra mund të kenë një efekt anësor seriozisht të padëshirueshëm: prishjen e flokëve. Të kuptosh se si ta rregullosh nuk është aspak e lehte. Nëse mendoni se një prerje e keqe e flokëve është shqetësuese, thjesht prisni derisa të keni floke që këputen vazhdimisht. Kjo nuk eshte aspak gjë e mirë.

Tani, të gjithë e dinë se kimikatet, dekolorantët dhe nxehtësia mund të thajne flokët tuaj, por ato gjithashtu mund ta bëjnë atë të ndjeshëm ndaj keputjes. Kjo ndodh kur flokët tuaj bien para se të përfundojë ciklin e tyre natyral, zakonisht në mes të gjatesise poshtë qafës ose afër rrënjës, duke i lënë ato pjesë te duken më të shkurtra se pjesa tjetër e flokëve tuaj. Në varësi të forcës natyrale të flokëve tuaj (disa njerëz lindin me flokë të trashë dhe të qëndrueshëm, ndërsa të tjerë natyrisht kanë flokë më të hollë, më të brishtë) dhe sa shpesh ju lyeni ose përdorni mjete stilizuese me nxehtësi, potenciali për këputje do të ndryshojë. Disa njerëz mund të mos e përjetojnë kurrë atë por lufta ndaj këputjes është shumë e vërtetë.

Ndryshe nga zbutja e një prerje flokësh të gabuar, ju nuk mund (ose më mirë, nuk duhet) të pjastroni ose të përkulni pjesët e thyera për t’i ndihmuar ata të përzihen më shumë, sepse kjo vetëm do të shkaktojë më shumë këputje. Ju gjithashtu nuk mund ta prisni pjesën tjetër të flokëve tuaj për ta barazuar atë me gjatësinë e këputur, sepse fijet e flokeve kanë tendencë të jenë goxha të shkurtra, kështu që ju jeni thjesht duke pritur që ato të rriten. Atëherë, çfarë duhet të bëni? Kini kujdesin e duhur për ato fije te këputura që të parandaloni dëmtimin e mëtejshëm.

Nëse vuani nga këputjet e flokëve, sigurohuni që t’i bëni këto 8 hapa për t’i ndihmuar këto fije tuaja të shërohen.

1. Trajtim i thellë

Flokët tuaj po dëmtohen sepse janë të thata dhe të brishtë, kështu që hidratimi I tyre është i rëndësishëm. Mundohuni të përdorni trajtues të thellë me maske apo kondicioner një herë në javë. Nëse mund ta lini atë për një orë, është shumë mirë, por nëse jo, të paktën lëreni atë për 5-10 minuta kur jeni në dush.

2. Ulni temperaturën në produktet tuaja stiluese

Sipas stilistit të famshëm Ken Paves, ju duhet të ulni temperaturën e mjeteve tuaja stiluese sepse nxehtësia i këput më shumë ato. “Nëse piastra juaj është në 190 gradë celsius, do vazhdojë ende t’i stilojë flokët tuaj në mënyrë efikase pa dëmtimin,” tha Paves. Edhe pse,nuk mund të jetoni pa pjastren tuaj, duhet të bëni këtë kompromis.

3. Përdorni një mbrojtes nga nxehtesia

Nëse do të stiloni flokët tuaj, mos përdorni mjete stilizuese termike pa një serum ose krem termik për ta mbrojtur së pari flokun.

4. Përdor nje Detangler

Flokët e dobët ose të dëmtuar do humbasin elasticitetin kështu që duhet të përdorni një detangler të lehtë për të parandaluar tërheqjen e flokëve pasi ta keni larë atë me shampo.

5. Shmanguni shtrëngimit topuz

Dashuroni një kapje topuz? Kujdes se mbështjellja flokëve në majë të kokës dhe sigurimi i tij me një llastik krijon një tensioni mbi flokët dhe ato do këputen. Në vend të kësaj, tërhiqni flokët prapa në një bisht të ulët dhe sigurojini me një llastik të butë. Vitet ’90 janë kthyer përsëri.

6. Bëni trajtime para / pas lyerjes

“Kur bëni ndryshim ngjyre sigurohuni që po bëni trajtime para dhe pas shërbimeve kimike. Kjo ndihmon në përgatitjen dhe riparimin e lidhjeve disulfide në flokët tuaj” thotë Paves.

7. Flini mbi jastëkë mëndafshi

Rrotullimet e kokes naten gjate gjumit tuaj mund të bëjnë që flokët të prishen edhe më shumë, dhe pambuku nuk është aq miqësor në flokët tuaj sa mëndafshi.

8. Krihni floket me balsam në to

Që të shmangni tërheqjen e flokëve më shumë kur i krehni, krehini ato vetëm kur keni aplikuar balsam në dush. Në atë mënyrë, flokët mbrohen.